Koordinatore Blerje

Pagë e negociueshme
Smart Home Albania  logo

Smart Home Albania

Tirana
Full Time
383 shikime
2 aplikantë

Rreth pozicionit

Jemi në kërkim të një profesionisti për Departamentin e Blerjeve dhe Logjistikës!

Nëse ke minimum 1 vit eksperiencë në ndjekjen e porosive dhe procedurave doganore, kjo është mundësia jote!

Detyrat kryesore përfshijnë:

  • Ndjekja e porosive te furnitorët

  • Verifikimi dhe aprovimi i dokumentacionit për furnitorë të rinj

  • Organizimi i transporteve dhe marrëveshjeve për import/eksport

  • Bashkëpunimi me agjentin doganor për procedurat doganore

  • Rakordimi me magazinën për sasinë dhe cilësinë e mallit

  • Asistenca në përllogaritjen e kostos

Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Inxhinieri Industriale, Logjistikë ose fusha të ngjashme.

  • Minimum 1 vit eksperiencë në ndjekjen e porosive dhe/ose në logjistikë & procedura doganore.

  • Njohuri të përgjithshme mbi procedurat doganore dhe dokumentacionin për import/eksport.

Ne ofrojmë:

  • Paketë financiare konkurruese + bonuse motivuese

  • Mundësi reale për rritje profesionale në një kompani në zhvillim të vazhdueshëm

  • Trajnime mbi teknologjitë më të fundit në fushën e Smart Home

*Të gjithë kandidatët do t'i nënshtrohen një testi në Excel paraprakisht, me dy ushtrime që lidhen me detyrat e pozicionit.

Pikat kryesore

Përfitime

Bonuse vjetoreBonuse performancëPagë konkurueseSigurime shëndetësoreTelefon punePushime të paguaraPushime verorePushime dimriKurse trajnimiTrajnime të PaguaraZhvillim profesionalKonferencaCertifikime profesionaleMundësi PromovimiLibra profesionalëMundësi karriereRritje e shpejtëMentorimEvente kompanieTeam buildingAktivitete sociale

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Njohuri të avancuara të ExcelPuna në ekipMenaxhim kohePërvojë në fushën përkatëse

Pyetje shtesë

  • 1
    Sa vite eksperience keni ne blerje?

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
koordinator blerjesh
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Fillestar (0-2 vite)
Arsimi
Diplomë Master
Paga
E negociueshme
Afati i aplikimit
21 Nëntor 2025

Statistikat

Shikime
383
Aplikantë
2
Publikuar
21 Tetor 2025

Informacioni i kompanisë

Smart Home Albania  logo

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv për Shqiperinë i TIS Control, Smartek, Waterfall Audio, Teknim, Desi, Nuki, Tyba, Faradite, Fontini, Font Barcelona etj Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi, Serbi, Greqi, Kroaci. Nëpërmjet ketyre brandeve, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi, vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë.

Pozicione aktive
3 pozicione
NIPT
M41325033N