Koordinator për Marrëdhënie me Furnitorët (Research)

Naxos Global Logistics
Koordinator për Marrëdhënie me Furnitorët (Research)

Naxos Global Logistics
Rreth pozicionit
NAXOS Global Logistics
NAXOS është një kompani që operon në tregtinë dhe logjistikën ndërkombëtare, me fokus në importin e produkteve dhe pajisjeve nga Kina. Me një rrjet të gjerë partnerësh ndërkombëtarë, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për bizneset që kërkojnë eficiencë dhe besueshmëri në zinxhirin e furnizimit.
Aktualisht, jemi në kërkim të një Koordinatori për Marrëdhënie me Furnitorët, i/e cili/a do të luajë një rol kyç në kërkimin, komunikimin dhe menaxhimin e furnitorëve ndërkombëtarë.
Detyrat Kryesore
Kërkimi dhe identifikimi i furnitorëve të rinj në tregjet ndërkombëtare.
Komunikimi i përditshëm me furnitorët ekzistues dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata.
Vlerësimi i cilësisë, çmimeve dhe kushteve të bashkëpunimit për çdo ofertë.
Përgatitja e raporteve krahasuese dhe analizave për vendimmarrje.
Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet e logjistikës dhe financës për proceset e importit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (kriter i domosdoshëm).
Aftësi kërkimore, analitike dhe negociuese.
Njohuri bazë mbi proceset e importit dhe logjistikës (avantazh).
Diplomë universitare ose master në ekonomi, menaxhim ose fusha të ngjashme.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe punë në ekip.
Përkushtim ndaj detajeve, organizim dhe menaxhim i mirë i kohës.
Përfitimet
Pagë konkurruese: 800–1200 €, në varësi të përvojës.
Sigurime shëndetësore dhe kushte të rregullta pune.
Orar fleksibël dhe ambient modern pune.
Zhvillim profesional përmes bashkëpunimit me tregjet ndërkombëtare.
Si të aplikoni
Nëse jeni një person kërkues, analitik dhe me pasion për marrëdhënie ndërkombëtare dhe logjistikë, ju ftojmë të aplikoni tani dhe të bëheni pjesë e ekipit NAXOS Global Logistics.




