Koordinatore

Universal Eye Hospital
Koordinatore

Universal Eye Hospital
Rreth pozicionit
Përshkrimi i Pozicionit
Universal Eye Hospital kërkon të punësojë një Koordinatore dinamike dhe të komunikueshme, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e komunikimit dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme të klinikës. Pozicioni kërkon aftësi shumë të mira organizative, kujdes ndaj detajeve dhe profesionalizëm në ndërveprim me pacientët dhe stafin.
Detyrat Kryesore
Koordinimi i komunikimit me pacientët për caktimin e takimeve dhe ndjekjen e shërbimeve.
Përgjigjja e thirrjeve telefonike dhe menaxhimi i kërkesave në call center.
Mbajtja e evidencave të sakta të takimeve, regjistrimeve dhe komunikimeve.
Bashkëpunimi me departamentet e tjera për menaxhimin efikas të fluksit të punës.
Ofrimi i mbështetjes administrative në përditshmërinë e klinikës.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Eksperiencë pune në Call Center ose në pozicione të ngjashme.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (kriter i domosdoshëm).
Njohuri të gjuhës italiane përbëjnë avantazh.
Diplomë universitare ose master në administrim, menaxhim ose fusha të ngjashme.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
Organizim, përqendrim në detaje dhe menaxhim efektiv i kohës.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të mbajtur ritëm në mjedis dinamik.
Përfitimet
Pagë konkurruese.
Sigurime shëndetësore.
Ambient modern pune.
Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime brenda institucionit.
Si të aplikoni
Nëse jeni një person i komunikueshëm, i organizuar dhe me dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht në një ambient shëndetësor modern, aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e Universal Eye Hospital.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Universal Eye Hospital tashmë prej vitesh është lider në rajon në fushën e okulistikës.
- Website
- ueh.al/
- NIPT
- M32202005G




