Inxhinier Mekanik për sistemet HVAC

700 - 1,500 €/muaj
Klimateknika TB2 logo

Klimateknika TB2

Tirana
Full Time
97 shikime
0 aplikantë

Rreth pozicionit

Në pozicionini tuaj si Inxhinier për sistemet HVAC, përgjegjësia juaj kryesore është të planifikoni, ekzekutoni dhe finalizoni projekte duke respektuar afatet dhe buxhetin, negocioni dhe koordinoni me klientët, mbikëqyrni dhe raportoni performancën e ekipit, raportoni kostot e projektit dhe përgatisni ofertat duke koordinuar instalimet për të siguruar përputhshmërinë me specifikimet teknike dhe standardet e sigurisë.

Detyrat:

  • - Projektim, planifikim, ekzekutimi, dhe finalizimi i zbatimit të projekteve duke ndjekur me përpikmëri afatet kohore dhe duke siguruar që gjithçka të përfundojë brenda buxhetit të projektit.
    - Negocimi me klientët për të siguruar që kërkesat e tyre të jenë të qarta dhe të përputhen me parametrat dhe objektivat e projektit, duke adresuar çdo ndryshim të mundshëm në specifikime, buxhet, apo afate kohore.
    - Mbikëqyrja, sigurimi, raportimi dhe mbajtja e përgjegjësisë për performancën e ekipit/stafit të projektit, duke monitoruar vazhdimisht progresin dhe cilësinë e punës.
    - Përgatitja e ofertave për punime mekanike (HVAC), duke filluar nga projekt ideja deri te zbatimi dhe dorëzimi përfundimtar i projektit.
    - Planifikimi, organizimi dhe monitorimi i punës së teknikëve, duke siguruar që të gjitha punimet po kryhen në përputhje me kërkesat e investitorëve dhe standardet e industrisë dhe brenda buxhetit te planifikuar.
    - Përgatitja dhe koordinimi i parametrave të përcaktuar në projekt, duke siguruar që të gjitha aspektet teknike dhe logjistike janë në harmoni me objektivat e projektit.
    - Hartimi i kostove të instalimeve mekanike dhe përgatitja e preventivit total për projektin, duke përfshirë vlerësimin e saktë të të gjitha materialeve dhe shpenzimeve të nevojshme.
    - Koordinimi i punës midis grupeve të ndryshme instalatore për të siguruar që të gjitha komponentët e projektit janë të integruar në mënyrë efikase dhe pa probleme.
    - Përgatitja dhe monitorimi i grafikut të zbatimit të punimeve mekanike, duke siguruar që të gjitha fazat e projektit të përmbushen sipas planit dhe brenda afateve të caktuara.
    - Mbajtja e dokumentacionit të nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë, duke dokumentuar çdo çështje dhe zgjidhje të ndërmarrë gjatë zbatimit të projektit.
    - Planifikimi, interpretimi dhe zbatimi i projekteve të sistemit HVAC, duke siguruar që të gjitha aspektet teknike të jenë në përputhje me kërkesat e projektit.
    - Zhvillimi dhe monitorimi i zbatimit të standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës, për të siguruar një mjedis pune të sigurt dhe në përputhje me rregullat dhe rregulloret e industrisë.
    - Sigurimi që pajisjet e punës janë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë, duke mbikëqyrur inspektimet dhe testimet e nevojshme për të garantuar funksionalitetin dhe sigurinë e tyre.
    - Trajnimi i teknikeve të rinj për proceset e punës, si dhe testimi i tyre deri në momentin e marrjes përsipër të instalimit të sistemit HVAC.

    Kualifikimet:

    • Të ketë mbaruar shkollën e lartë në profilin Inxhinieri Mekanike ose Mjedisi.

    • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 3 vite si Inxhiner Mekanik në HVAC.

    • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e që marrin pjesë në një impiant mekanik, si dhe në menaxhimin e projekteve;

    • Të ketë eksperiencë në AutoCad, Pake Office, software profesionale, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet;

    Aftësitë dhe kompetencat:

    • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet elektro mekanike;

    • Aftësi të mira koordinimi në punime mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes etj;

    • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;

    • Aftësi shumë të mira komunikimi;

    • Njohuri të gjuhës Angleze;

    • Leje drejtimi Automjeti (klasi B);

Pikat kryesore

Përfitime

Pagë konkurueseBonuse performancëShpërblimeSigurime shëndetësore

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Diplomë universitareCertifikime profesionaleNjohje të softuerit të specializuarAftësi të mira komunikimiPuna në ekipMenaxhim koheShërbim ndaj klientitOrganizimAftësi negociueseAftësi udhëheqësePërvojë në fushën përkatëseMenaxhim projekteshGjuha angleze (shkrim dhe lexim)Patentë drejtimi

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
inxhinier mekanik hvac
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Mesatar (2-5 vite)
Arsimi
Diplomë Bachelor
Paga
700 - 1,500 €/muaj
Afati i aplikimit
30 Nëntor 2025

Statistikat

Shikime
97
Aplikantë
0
Publikuar
27 Tetor 2025

Informacioni i kompanisë

Klimateknika TB2 logo

Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.

NIPT
K49322506W