Pergjegjes Turni
WELL ALBANIA
Pergjegjes Turni
WELL ALBANIA
Rreth pozicionit
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, për shkak të zgjerimit të rrjetit të tij drugstore, kërkon të punësojë për qytetin e Tiranës, staf në pozicionin Përgjegjës Turni
PËRSHKRIMI I ROLIT:
Përgjegjësi i Turnit është përgjegjës për:
· Mbikëqyrjen e operacioneve ditore të dyqanit gjatë turnit të tij/saj;
· Delegimin efektiv të detyrave te anëtarët e ekipit;
· Zgjidhjen e problemeve apo situatave që mund të lindin gjatë turnit;
· Sigurimin e një ecurie të qetë të punës përmes koordinimit të stafit dhe ofrimit të një niveli të lartë të shërbimit ndaj klientit.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
· Mbikëqyrja e funksionimit të dyqanit gjatë turnit të caktuar;
· Menaxhimi i orareve të stafit dhe mbulimi i mungesave të mundshme;
· Përgatitja e raporteve pas përfundimit të turnit dhe verifikimi i arkës dhe shitjeve;
· Trajtimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve;
· Ruajtja e pastërtisë dhe organizimit të ambienteve të dyqanit;
· Asistimi në menaxhimin e inventarit dhe plotësimi i produkteve;
· Trajnimi dhe mentorimi i stafit të ri apo ekzistues;
· Sigurimi i përputhshmërisë me procedurat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
· Punon në kasë dhe kryen çdo proçes pune të nevojshëm në dyqan;
· Drejton ekipin përmes shembullit personal.
KUALIFIKIME
· Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
· Eksperiencë e mëparshme si Përgjegjës Turni apo në një rol të ngjashëm në sektorin e retail-it.
· Aftësi të forta lidershipi dhe marrje vendimesh;
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
· Njohuri të mira të programeve MS Office;
· Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme.
SHËNIME
Ne ofrojmë:
· Pagë motivuese;
· Atmosferë miqësore dhe dinamike;
· Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
· Vlerësim sipas performancës.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale" GDPR
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë
Well, part of Alkos Group, is a drug chain founded in May 2017 with its first point in Toptani Center. We offer a wide range of personal care, beauty, home, and baby care products. Our mission, Beauty & Care, is to offer a wide and qualitative range of beauty, personal care, and home care products to fulfill our customer’s needs. We work to build excellence, and long-term relationships with partners and create a positive working environment that encourages the growth and development of our employees. Through constant innovation, we try to exceed our customers' expectations and contribute to the well-being of the communities in which we operate.
- Pozicione aktive
- 1 pozicion
- Website
- wellalbania.al/
- NIPT
- L71416030S



