Inxhinier Sistemesh

Kalaja Talent Consulting
Inxhinier Sistemesh

Kalaja Talent Consulting
Rreth pozicionit
Pozicion i Hapur: Inxhinier Sistemesh
Tiranë | 🕒 Full Time | 🗓 E hënë – e premte
Partneri ynë po kërkon një Inxhinier Sistemesh me background teknik në inxhinieri elektrike, elektronike ose mekatronike, për të mbështetur projektet në menaxhimin dhe zhvillimin e sistemeve elektrike dhe teknike të kompanisë.
Roli kërkon aftësi analitike, përgjegjshmëri dhe bashkëpunim të ngushtë me ekipet teknike për zbatimin efikas të projekteve.
Detyrat kryesore:
Koordinon dhe ndjek zbatimin e sistemeve elektrike në projekte civile dhe industriale.
Analizon dokumentacionin teknik dhe ndihmon në përgatitjen e preventivave dhe perllogaritjeve të kostove.
Asiston në përzgjedhjen e pajisjeve dhe komponenteve elektrike sipas specifikimeve teknike.
Siguron funksionimin korrekt dhe mirëmbajtjen e sistemeve teknike gjatë implementimit.
Bashkëpunon me ekipin e projektimit dhe drejtuesit teknik për optimizimin e proceseve.
Përgatit raporte teknike dhe ndjek dokumentacionin për projektet në zhvillim.
Kërkesat:
Diplomë universitare në Inxhinieri Mekatronike ose Inxhinieri Elektronike.
2–3 vite eksperiencë në menaxhimin ose projektimin e sistemeve elektrike.
Njohuri të mira në AutoCAD, MS Office dhe leximin e skemave teknike.
Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe bashkëpunuese.
Njohuri të gjuhës Angleze (Italiane përbën avantazh).
Kompania ofron:
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi zhvillimi dhe stabilitet afatgjatë.
Trajnime teknike dhe rritje profesionale brenda strukturës.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.
- Pozicione aktive
- 12 pozicione
- NIPT
- M41616047Q


