Menaxhere Eventesh

Pagë konkuruese
Agi Kons Shpk logo

Agi Kons Shpk

Tirana
Full Time
148 shikime
1 aplikantë

Rreth pozicionit

ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
Art and Tourism Development Group kerkon te punesoje Menaxhere Eventesh ne Tirane.

Event & Product Manager është përgjegjës për zhvillimin strategjik të produkteve MICE dhe për menaxhimin e ciklit të plotë të eventeve, nga konceptimi deri te ekzekutimi. Ai/ajo siguron që oferta e strukturës hoteliere të jetë konkurruese, inovative dhe në përputhje me nevojat e tregut vendas e ndërkombëtar, duke maksimizuar të ardhurat dhe reputacionin e markës.


Detyrat

  1. Zhvillim Produktesh & Inovacion:

    • Identifikon produkte dhe shërbime të reja për segmentin MICE (paketa konferencash, aktivitete incentive, evente kulturore, etj).

    • Bashkëpunon me Revenue & Reservation Manager për krijimin e paketave dhe ofertave të personalizuara.

  2. Analizë & Strategji Tregu:

    • Analizon tregun, trendet e kërkesës dhe konkurrencën për të pozicionuar produktet në mënyrë optimale.

    • Rishikon periodikisht matricën e çmimeve të sallave, shërbimeve dhe hapësirave eventesh (përfshirë teatrin).

  3. Partneritete & Zhvillim Rrjeti:

    • Ndërton marrëdhënie bashkëpunimi me agjenci eventesh, kompani korporative, institucione kulturore dhe operatorë turistikë.

    • Negocion marrëveshje bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta për evente me ndikim të gjerë.

  4. Marketing & Promovim:

    • Koncepton dhe organizon evente promovuese, ekspozita, panaire dhe prezantime vjetore për produktet MICE.

    • Punon me departamentin e komunikimit për krijimin e materialeve prezantuese dhe fushatave promocionale.

  5. Menaxhim Performancash & Feedback:

    • Analizon feedback-un e klientëve dhe partnerëve për të identifikuar mundësi për përmirësim produktesh.

    • Raporton periodikisht mbi performancën financiare dhe tregtare të sektorit MICE.


Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Menaxhim Hotelerie, Marketing ose Event Management.

  • Të paktën 3–5 vite eksperiencë në menaxhimin e eventeve ose produkteve MICE në hoteleri.

  • Njohuri të avancuara të tregut korporativ dhe turizmit të biznesit.

  • Aftësi shumë të mira negociuese, komunikimi dhe prezantimi.

  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (preferohet edhe një gjuhë e dytë).


Shënime

  • Paga konkurruese dhe mundësi rritje profesionale.

  • Ambient pune miqësor dhe mbështetës.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj


Pikat kryesore

Përfitime

Pagë konkuruese

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Njohuri të Microsoft OfficeNjohuri të avancuara të ExcelNjohuri të gjuhëve të huajaFleksibilitet orariCertifikime profesionale

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
menaxher eventesh
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Mesatar (2-5 vite)
Arsimi
Diplomë Master
Paga
Pagë konkuruese
Afati i aplikimit
30 Nëntor 2025

Statistikat

Shikime
148
Aplikantë
1
Publikuar
5 Nëntor 2025

Informacioni i kompanisë

Agi Kons Shpk logo

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin. Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.

Pozicione aktive
1 pozicion
NIPT
K21622001M