Operator të kualifikuar makinerie (për linjë prodhimi)

SO CART ALBANIA
Operator të kualifikuar makinerie (për linjë prodhimi)

SO CART ALBANIA
Rreth pozicionit
Kategoria e punes: Prodhim
Shoqeria SO CART sh.p.k., pjese e ALKOS Group, kompani prodhuese shqiptare, me aktivitet kryesor transformimin e letrës celulozë në produkt përfundimtar për konsumatorin, po kërkon të punësojë Operator të kualifikuar makinerie (për linjë prodhimi)
Rreth Rolit: Operatori i Linjës së Prodhimit është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollimin e makinerive dhe pajisjeve të linjës së prodhimit për të siguruar proçese efikase prodhimi. Ky rol kërkon vëmendje të madhe ndaj detajeve, njohuri të forta për praktikat e sigurisë dhe aftësi për të zgjidhur problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të prodhimit. Në funksionin e prodhimit, operatorë kryejnë procese të ndryshme në fabrikë, detyra e përgjegjësi të lidhura ngushtë me linjën e prodhimit komfort standardeve e objektivave që ndjek Shoqëria So Cart. Ata ushtrojnë rolin e tyre nën mbikqyrjen e plotë nga Menaxheri Prodhimit.
DETYRAT
Kryen me përgjegjësi të plotë të gjitha proceset e ngarkuara në linjën e prodhimit;
Monitoron performancën e makinerive për të siguruar funksionim optimal dhe minimizimin e ndërprerjeve;
Ndërmerr veprime të autorizuara nga menaxheri prodhimit, në ndryshimet e formatit me qëllim zbatimin e programeve të planifikuara për ciklin e linjës së prodhimit;
Inspekton produktet gjatë procesit të prodhimit dhe kujdeset që cilësia e produktit të përpunuar dhe të përfunduar të jetë komfort specifikimeve e parametrave të kërkuar nga menaxherët e prodhimit dhe kontrollorit të cilësisë;
Kujdeset dhe monitoron sistemet e sigurisë të instaluara në të gjitha makineritë funksionale në linjën e prodhimit;
Identifikon dhe adreson zgjidhje të shpejta të çdo defekti në pajisje ose problemeve të prodhimit;
Kryen mirëmbajtjen e rregullt të makinerive për të siguruar funksionimin korrekt;
Ndjek të gjitha udhëzimet e rregulloreve të sigurimit teknik dhe higjienës, për organizimin e hapësirës së prodhimit dhe pasjen e një ambienti pune të sigurt;
Kujdeset për mirëmbajtjen bazë të makinerive dhe bashkëpunon me ekipin e mirëmbajtjes, për të siguruar që procesi i prodhimit të funksionojë pa probleme
Dokumenton saktë të dhënat e prodhimit, duke përfshirë sasitë, kohën dhe çdo problem ose mirëmbajtje që është realizuar;
Për çdo proçes pune të kryer, plotëson fletë-urdhërin e të dhënave të prodhimit dhe kontrollit të cilësisë, komfort sistemit të informacionit të kompanisë, i cili lejon menaxhimin e proçesit të prodhimit në të gjitha aspektet e tij;
Punon mjaftueshëm i organizuar duke siguruar në mënyrë të vazhdueshme menaxhim optimal të linjës së prodhimit;
Asiston në trajnimin e operatorëve të rinj sipas nevojës;
Ndjek orarin e prodhimit për të përmbushur objektivat ditore, javore dhe mujore;
Njofton menjëherë menaxherin e turnit për problemet që janë përtej përgjegjësive, aftësive të tij apo pengesat e ndryshme që mund të lindin gjatë proçesit të prodhimit;
Kryen punë të tjera, si vetë-mirëmbajtjeje e instalimeve apo pajisjeve kur është e nevojshme.
KUALIFIKIMET
Të ketë mbaruar arsimin e mesëm profesional (arsimi lartë dhe kualifikime teknike shtesë përbëjnë avantazh).
Përbëjnë avantazh për këtë profil, përvojat e mëparshme si operator në linja prodhimi dhe zotërimi gjuhës italiane dhe/ose angleze.
Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme pune në role të ngjashme, mundësisht në industri prodhimi ose përpunimi të kartonit/letrës;
Të ketë aftësi të mira organizative dhe të jetë i aftë për t’u përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve;
Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur protokollet e sigurisë.
Të ketë njohuri në përdorimin e makinerive dhe pajise industriale;
Person i organizuar, i orientuar drejt detajeve dhe me aftësi shumë të mira komunikuese e bashkëpunuese
Fleksibël me oraret e punës;
Transport i garantuar nga kompania.
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

SoCart - Beyond the roll SoCart is a supplier of household paper products to the grocery trade. It delivers exceptional value and customer service to ensure the long-term success of your business.
- Website
- socart.al/
- NIPT
- M12315014C



