Anëtar i ekipit të kuzhinës

KFC
Anëtar i ekipit të kuzhinës

KFC
Rreth pozicionit
KFC Durrës po kërkon të zgjerojë ekipin me një anëtar të ri të kuzhinës, i cili do të ndihmojë në përgatitjen e ushqimeve dhe do të kontribuojë në ruajtjen e cilësisë e pastërtisë gjatë gjithë procesit të punës.
Në këtë rol, ju do të punoni ngushtë me stafin e kuzhinës për të siguruar që çdo porosi përgatitet me kujdes, shpejtësi dhe profesionalizëm.
Ky është pozicioni ideal për persona energjikë, të përpiktë dhe me dëshirë për të mësuar.
Detyrat Kryesore
Ndihmon në përgatitjen e ushqimeve sipas udhëzimeve të kuzhinierit.
Siguron rendin dhe pastërtinë e ambienteve të punës.
Kujdeset që produktet të ruhen dhe përdoren sipas standardeve të sigurisë ushqimore.
Punon në bashkëpunim me ekipin për të përmbushur kërkesat në kohë.
Ruajtja e organizimit gjatë orëve të pikut.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Organizim dhe përkushtim ndaj detajeve.
Menaxhim i kohës dhe përkushtim ndaj cilësisë.
Përvojë e mëparshme në kuzhinë është avantazh, por jo e detyrueshme.
Përfitimet
Pagë konkurruese dhe bonuse performance.
Sigurime shëndetësore dhe pushime të paguara.
Ambient i pastër dhe bashkëpunues pune.
Mundësi trajnimi dhe rritjeje profesionale në fushën e gastronomisë.
Si të aplikoni
Nëse jeni person i përgjegjshëm, i përpiktë dhe me energji pozitive, aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e ekipit tonë të kuzhinës në Durrës!


