Specialist i të Dhënave të Prodhimit

Pagë konkuruese
Kalaja Talent Consulting  logo

Kalaja Talent Consulting

Tirana
Full Time
157 shikime
1 aplikantë

Rreth pozicionit

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Specialist i të Dhënave të Prodhimit.

 

Ky rol ka për qëllim të sigurojë regjistrimin, verifikimin dhe analizimin e saktë të të dhënave të prodhimit në sistemin ERP Odoo, duke mundësuar raportim të besueshëm për qëllime financiare dhe operative. Pozicioni luan një rol kyç në lidhjen ndërmjet departamenteve të Prodhimit dhe Financës, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit dhe saktësisë së proceseve të brendshme.

Detyrat

  • Regjistron të dhënat ditore të prodhimit në sistemin ERP Odoo (sasi prodhimi, përdorim lëndësh të para, materiale ndihmëse, mbetje, norma pune).

  • Kontrollon dhe verifikon përputhshmërinë e të dhënave me formularët fizikë dhe raportet operative.

  • Raporton çdo mospërputhje ose pasaktësi tek Menaxheri i Prodhimit dhe Departamenti i Financës.

  • Bashkëpunon me mbikëqyrësit e prodhimit për mbledhjen e të dhënave të sakta dhe të plota.

  • Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore mbi prodhimin për përdorim nga financa dhe bordi i menaxhimit.

  • Analizon të dhënat për të nxjerrë tregues bazë të performancës (KPI) për repartet dhe punonjësit.

  • Siguron që të gjitha të dhënat e prodhimit të jenë të përpunuara dhe të dorëzuara në kohë.

  • Jep sugjerime për përmirësimin e proceseve të raportimit dhe integrimin më të plotë të Odoo në ciklin e prodhimit.

 

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Ekonomi, Biznes, Menaxhim Industrial, ose fusha të ngjashme.

  • Njohuri të mira në Microsoft Excel (Pivot Tables, VLOOKUP, formula).

  • Përvojë me Odoo ERP ose sisteme të ngjashme ERP përbën avantazh.

  • Përvojë pune minimum 2 vite në data entry, analiza prodhimi ose financë

  • Kujdes i lartë ndaj detajeve

Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të ndryshme

Pikat kryesore

Përfitime

Sigurime shëndetësorePagë konkuruese

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Njohuri të Microsoft OfficeNjohuri të avancuara të ExcelNjohje të softuerit të specializuar

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
analist dhenas
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Mesatar (2-5 vite)
Arsimi
Diplomë Master
Paga
Pagë konkuruese
Afati i aplikimit
31 Dhjetor 2025

Statistikat

Shikime
157
Aplikantë
1
Publikuar
6 Nëntor 2025

Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting  logo

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.

Pozicione aktive
12 pozicione
NIPT
M41616047Q