Inxhinier Kontrollor Volumesh

ALBAVIA
Inxhinier Kontrollor Volumesh

ALBAVIA
Rreth pozicionit
Detyrat
Mbikëqyrja e përdorimit dhe shpërndarjes së materialeve në kantierin e ndërtimit për të siguruar që sasia e materialeve të jetë në përputhje me planin e projektit kur punimet behen me grupet e bazes se normuar.
Koordinimi dhe menaxhimi i inventarit të materialeve dhe burimeve të tjera, duke siguruar që materialet të jenë të mjaftueshme dhe të arrijnë në kohë.
Llogaritja dhe kontrolli i sasisë së materialeve të nevojshme për secilën fazë të ndërtimit në përputhje me specifikimet e projektit.
Kontrolli i saktësisë së dokumentacionit dhe raporteve për përdorimin e materialeve dhe sasinë e tyre gjatë realizimit të projektit.
Kontrolli I saktesise se dokumentacionit mujor qe permbyllet nga inxhinieret e zbatimit per grupet nenkontraktore perpara se ato te njihen si detyrime.
Bashkëpunimi ngushtë me menaxherët e projekteve dhe ekipet teknike për të optimizuar përdorimin e materialeve dhe për të parandaluar humbjet.
Analizimi i shpenzimeve dhe parashikimi i nevojave të mëtejshme për materiale në çdo fazë të projektit.
Sigurimi i përputhshmërisë me standardet e ndërtimit dhe rregulloret për përdorimin e materialeve.
Menaxhimi i raportimeve periodike të inventarit dhe sasisë së materialeve që janë përdorur, të mbledhura dhe të shpërndara
Kualifikimet
Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Hidro, ose Inxhinieri mekanike profili inxh materialesh.
Përvojë të paktën 5 vite ne zbatim punimesh ndertimi, ose te pakten 2 vite në mbikëqyrjen e sasive në ndërtim, me fokus në projekte ndërtimi të madhësive të ndryshme.
Aftësi të shkëlqyera analitike për llogaritjen dhe menaxhimin e sasive të materialeve.
Njohuri të thella të rregulloreve të ndërtimit dhe procedurave për menaxhimin e materialeve.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipet e ndërtimit dhe menaxhimin e projektit.
Aftësi për të përdorur software të menaxhimit të projektit dhe mjetet e ndihmës për llogaritjen e sasive të materialeve.
Vëmendje e madhe ndaj detajeve dhe aftësi për të monitoruar dhe menaxhuar inventarët me saktësi.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

ALBAVIA” Shpk është një shoqëri e themeluar në Shqipëri më 19 mars 1998. ALBAVIA operon në sektorin e ndërtimit dhe, falë eksperiencës dhe stafit profesional, ka arritur të spikatë në treg, duke u bërë një nga shoqëritë më të rëndësishme në tregun vendas. Kjo ka bërë të mundur që kompanisë t’i besohen projekte me rëndësi të veçantë.
- Pozicione aktive
- 4 pozicione
- Website
- www.albavia.al/
- NIPT
- J81527001Q




