Roje Objekti në Ndërtimi

Agi Kons Shpk
Roje Objekti në Ndërtimi

Agi Kons Shpk
Rreth pozicionit
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit.
Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Në kuadër të zgjerimit , kompania kërkon të punësojë individë të kualifikuar në pozicionin Roje Objekti në Ndërtim.
Vendodhja; Green Coast, Palasë
Koha e Punës; Me 3 turne
Detyrat dhe Përgjegjësitë;
• Kontrolli i hyrje-daljeve të personave dhe mjeteve në kantier.
• Inspektimi i rregullt i perimetrit të kantierit.
• Mbajtja nën vëzhgim e pajisjeve dhe materialeve ndërtimore për të parandaluar vjedhje apo dëmtime.
• Raportimi i çdo aktiviteti të dyshimtë menjëherë përgjegjësit ose policisë në rast nevoje.
• Mbajtja e një raporti ditor me shkrim për çdo incident, vizitor, apo ndryshim të ndodhur gjatë turnit.
• Kujdesi për higjienën dhe rregullin në dhomën e rojës dhe ambientet rreth saj.
Kushtet e sigurisë dhe ambientit;
• Ambient pune i sigurt , dhomë e veçantë për rojen, me dritë, ngrohje/ ftohje dhe ajrim.
• Veshje pune e përshtatshme për terrenin.
• Pajisje për komunikim për raste emergjente.
• Ndriçim i mjaftueshëm në perimetrin e objektit, sidomos në oraret e natës.
Kushtet ligjore dhe mbështetëse:
• Kontratë pune sipas ligjit, me të drejta të plota si sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
• Trajnim bazë për sigurinë dhe menaxhimin e situatave në terren.
• Mbështetje nga drejtuesit në rast problemesh apo raportimesh të veçanta.
Kandidatët preferohen të jenë me banim në Vlorë.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin. Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.
- Pozicione aktive
- 1 pozicion
- Website
- www.agikons.com/
- NIPT
- K21622001M



