Shofer Kamioni Manovrator

Kalaja Talent Consulting
Shofer Kamioni Manovrator

Kalaja Talent Consulting
Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Shofer Kamioni Manovrator.
Shoferi Manovrator është përgjegjës për drejtimin e automjeteve të tonazhit të rëndë me vinç të integruar, ngarkim-shkarkimin e mallrave, si dhe transportimin e sigurt të materialeve drejt destinacioneve të caktuara. Roli kërkon përvojë në drejtimin e mjeteve të kategorisë C, pajisje me CAP dhe certifikim zyrtar për përdorimin e vinçit.
Detyrat
Drejtimi i automjetit të kategorisë C për transport mallrash.
Operimi i vinçit për ngarkim dhe shkarkim materialesh sipas kërkesës.
Sigurimi që mallrat të jenë të vendosura dhe të fiksuara siç duhet para transportit.
Kryerja e manovrave të sakta dhe të sigurta gjatë përdorimit të vinçit.
Kontrolli i përditshëm i mjetit dhe vinçit (vajrat, frenat, funksionet teknike).
Raportimi i çdo defekti apo problemi tekniko-mekanik.
Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe protokolleve të kompanisë.
Komunikimi me ekipin e magazinës, teknikëve dhe përgjegjësit e logjistikës për koordinimin e ngarkesave.
Mbajtja e dokumentacionit të mjetit dhe transportit sipas standardeve ligjore.
Kualifikimet
Leje drejtimi Kategoria C (e detyrueshme).
Certifikata CAP aktive.
Certifikim për drejtimin e vinçit (i detyrueshëm vinç kamioni / vinç portativ / hidraulik).
Eksperiencë e mëparshme si shofer manovrator me vinç
Njohuri të mira të rregullave të qarkullimit dhe procedurave të sigurisë në transport.
Aftësi për të punuar në kushte të ndryshme terreni dhe ngarkese.
Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.
- Pozicione aktive
- 12 pozicione
- NIPT
- M41616047Q



