Agjente Shitje Online

Kalaja Talent Consulting
Agjente Shitje Online

Kalaja Talent Consulting
Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Agjente Shitje Online.
Detyrat
Menaxhimi i kërkesave të klientëve përmes kanaleve online.
Prezantimi i produkteve hidrosanitare, specifikave teknike dhe çmimeve.
Ndjekja e porosive nga momenti i kontaktit deri në dorëzimin final.
Ndjekja e mesazheve dhe komenteve në rrjetet sociale dhe kthimi i përgjigjeve në kohë.
Përgatitja e ofertave dhe preventivave për klientët.
Konsultimi i klientëve për zgjedhjen e produkteve.
Regjistrimi i porosive në sistem dhe koordinimi me magazinën dhe logjistikën.
Trajtimi i ankesave dhe problemeve të klientëve me profesionalizëm.
Kontribut në rritjen e shitjeve online përmes propozimeve dhe fushatave promocionale.
Raportimi periodik i shitjeve online dhe statistikave të shërbimit ndaj klientit.
Kualifikimet
Arsimi i lartë.
Eksperiencë në shitje online ose shërbim klienti (preferohet në sektorin e hidrosanitareve / ndërtimit).
Njohuri bazë mbi produktet hidrosanitare (është avantazh).
Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim.
Aftësi për të përdorur rrjetet sociale profesionale dhe mjetet e komunikimit online.
Aftësi për të punuar në ekip, menaxhuar disa kërkesa njëkohësisht dhe për t’u orientuar drejt klientit.
Njohuri të programeve bazë kompjuterike (Excel, CRM, email).
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.
- Pozicione aktive
- 12 pozicione
- NIPT
- M41616047Q



.png)

