Kasier/e Jumbo TEG

Pagë konkuruese
Kid Zone Shpk logo

Kid Zone Shpk

Tirana
Full Time
137 shikime
2 aplikantë

Rreth pozicionit

Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Përmbledhja e Pozicionit: Një Kasier/e është përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të arkës së vet në perputhje me vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë dhe të Grupit. Sigurohet që gjatë procesit të pagesës, të jetë e saktë, korrekte, të jap informacionin e duhur dhe në të njëjtën kohë të ofrojë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj secilit klient, të shoqëruar me buzëqeshje, dashamirësi dhe sjellje profesionale.


Detyrat

  • Mban pastër dhe të rregullt Arkën dhe ambientin e Arkës si dhe sektorin pranë arkave të blerjeve impulsive;

  • Mban Arkën të sigurtë, e kyç atë kur nuk është duke punuar po ashtu edhe ekranin e programit që përdoret;

  • Skanon produktet me përgjegjësi pa harruar asnjë;

  • Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve në departamentin e arkës duke zbatuar udhëzimet e supervizorit të arkave, Merchandiser-it ose Menaxher-it të Dyqanit;

  • Bën mbushjen e vazhdueshme të sektorit të arkave me produkte kur është e nevojshme;

  • Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit;

  • Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit për çdo problem apo avari teknike, ankesë klienti, vizita në dyqan ose ndodhi të pazakonta në dyqan;

  • Asiston në trajnimin e Kasiereve të reja;

  • Kryen me një shërbim të shkëlqyer dhe pa bezdisur/ fajësuar klientin procesin e ndërrimit të aprovuar nga menaxheri i dyqanit;

  • Në përfundim të turnit bën mbylljen e kasës dhe dorëzimin e lekëve pranë arkës qëndrore.


Kualifikimet

  • Edukimi: Arsim i mesëm apo i lartë.

  • Eksperienca e punës përbën avantazh.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese janë thelbësore.

  • Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.

Pikat kryesore

Përfitime

Pagë konkurueseBonuseUshqim

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Diplomë e mesmeNjohuri bazë kompjuteriAftësi të mira komunikimiPuna në ekipShërbim ndaj klientitPërvojë në fushën përkatëseNjohuri të gjuhëve të huaja

Pyetje shtesë

  • 1
    Sa i/e disponueshëm jeni për të punuar me orar turnesh (në turnin e parë ose në turnin e dytë, sipas nevojës së punës)?

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
kasier
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Mesatar (2-5 vite)
Arsimi
Shkolla e Mesme
Paga
Pagë konkuruese
Afati i aplikimit
31 Dhjetor 2025

Statistikat

Shikime
137
Aplikantë
2
Publikuar
25 Nëntor 2025

Informacioni i kompanisë

Kid Zone Shpk logo

​Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj. Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicione aktive
1 pozicion
NIPT
L11716007K

Punë të ngjashme

Punët më të reja