Hidraulik

Kalaja Talent Consulting
Hidraulik

Kalaja Talent Consulting
Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Hidraulik.
Detyrat
Instalimi i tubacioneve të ujit të ftohtë dhe të ngrohtë, sistemet e kanalizimeve dhe linjave hidraulike.
Vendosja dhe lidhja e pajisjeve sanitare: lavamane, tualete, dushkabinë, bojlerë, rubineta, lavatriçe etj.
Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve hidraulike (rrjedhje, bllokime, presion i ulët i ujit etj.).
Zëvendësimi i tubave të dëmtuar ose valvulave.
Mirëmbajtja periodike e sistemeve hidraulike.
Bashkëpunimi me inxhinierë dhe ekipe teknike për projektet në ndërtim.
Sigurimi që të gjithë punimet kryhen sipas standardeve të sigurisë dhe rregulloreve teknike.
Hartimi i raporteve të punës dhe njoftimi i përgjegjësit për defektet ose materialet që nevojiten.
Kualifikimet
Eksperiencë e mëparshme si hidraulik (zakonisht 2–5 vite).
Aftësi të mira praktike në instalime dhe riparime.
Njohuri mbi standardet dhe normativat hidraulike.
Aftësi për të punuar me skema teknike dhe projekte.
Aftësi për të punuar në lartësi dhe në ambient ndërtimi.
Gatishmëri për turne, terren dhe emergjenca teknike.
Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin.
Përparësi: certifikime profesionale ose shkollë teknike.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.
- Pozicione aktive
- 12 pozicione
- NIPT
- M41616047Q




