Specialiste e Shërbimeve të Bukurisë (Qerpikë, Thonj, Masazh & Limfodrenazh)

Esthederm Clinic
Specialiste e Shërbimeve të Bukurisë (Qerpikë, Thonj, Masazh & Limfodrenazh)

Esthederm Clinic
Rreth pozicionit
Klinika jonë kërkon të punësojë një Specialiste të Shërbimeve të Bukurisë me fokus në aplikimin e qerpikëve, kujdesin e thonjve, masazhet relaksuese dhe limfodrenazhin. Pozicioni është ideal për dikë me pak eksperiencë, por me dëshirë për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht.
Detyrat Kryesore
Aplikim dhe mirëmbajtje e qerpikëve (lash extensions).
Shërbime estetike për thonjtë: manikyr, pedikyr, kujdes bazë dhe estetik.
Kryerja e masazheve relaksuese sipas procedurave të qendrës.
Zbatimi i teknikave të limfodrenazhit (trajnim ofrohet nëse mungon eksperienca).
Mirëpritja e klientëve dhe krijimi i një përvoje të këndshme dhe profesionale.
Mbajtja pastër dhe e organizuar e ambienteve të punës.
Respektimi i orareve dhe etikës së punës.
Kërkesat
Pak eksperiencë në estetike, masazh ose shërbime bukurie (preferohet).
Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje profesionale me klientët.
Dëshirë për të mësuar teknika të reja dhe për t’u zhvilluar.
Përkushtim ndaj higjienës dhe detajeve.
Aftësi organizimi dhe punë në ekip.
Çfarë Ofron Qendra
Pagesë me përqindje ose krevat me qira – sipas preferencës së kandidatit.
Trajnime dhe mbështetje për teknikat që kërkojnë zhvillim.
Ambient miqësor dhe profesional.
Orar fleksibël dhe mundësi për të ndërtuar portofol personal.



