Specialiste e Marrëdhënieve me Arkitektët

Smart Home Albania
Specialiste e Marrëdhënieve me Arkitektët

Smart Home Albania
Rreth pozicionit
Në Smart Home Albania arkitektët janë një ndër partnerët tanë më të rëndësishëm.
Ne po kërkojmë një Specialiste të Marrëdhënieve me Arkitektët e cila do të jetë ura lidhëse në ndërtimin e marrëdhënieve me arkitektët dhe në promovimin e produkteve/zhvillimeve tona. Ky rol është ideal për dikë që ka talent për shitje dhe dëshiron të rritet profesionalisht në fushën e arkitekturës dhe projektimit.
Në këtë rol do të kesh mundësinë të:
- Ndërtosh dhe të mbash marrëdhënie të vazhdueshme me arkitektë dhe projektues.
- Prezantosh produkte/shërbime të kompanisë tek partnerët.
- Bashkëpunosh për zhvillimin e projekteve të reja.
- Marrësh pjesë në takime, prezantime dhe evente profesionale.
Kërkojmë një profesioniste energjike, me aftësi të shkëlqyera komunikimi, pasion për arkitekturën dhe dëshirë për network dhe zhvillim.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Arkitekturë, Interior Design ose të tjera të ngjashme .
- Eksperiencë e mëparshme në marrëdhënie me klientë ose partnerë në sektorin e ndërtimit/arkitekturës.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Ne ofrojmë një ambient pune bashkëpunues, mundësi reale zhvillimi dhe një paketë motivuese.
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv për Shqiperinë i TIS Control, Smartek, Waterfall Audio, Teknim, Desi, Nuki, Tyba, Faradite, Fontini, Font Barcelona etj Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi, Serbi, Greqi, Kroaci. Nëpërmjet ketyre brandeve, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi, vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë.
- Pozicione aktive
- 3 pozicione
- Website
- www.smarthome.al/
- NIPT
- M41325033N





