Konsulent/e Shitje

500 - 700 €/muaj
Klimateknika TB2 logo

Klimateknika TB2

Tirana
Full Time
108 shikime
2 aplikantë

Rreth pozicionit

Detyrat

Për te suportuar strategjitë e saj të zhvillimit, Klimateknika kërkon të rekrutojë dhe zgjerojë stafin e saj me: Konsulent Shitje.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • - Pritja dhe përshëndetja e klientëve në showroom dhe përqasja e tyre me respekt dhe kujdes;
    - Prezantimi i produkteve në mënyrë të qartë duke përfshirë specifikat teknike, karakteristikat kryesore dhe kushtet e montimit;
    - Përgjigja efikase dhe të shpejtë në rrjetet sociale dhe në telefon, duke siguruar informacionin e nevojshëm dhe shërbyer si burim i besueshëm për klientët;
    - Koordinimi i kthimit të pergjigjeve në telefon fiks dhe celular në kohë reale për të plotësuar nevojat e klientëve;
    - Përgatitja dhe dërgimi i preventiveve në Excel tek klientët;
    - Hedhja e porosive në sistemin Odoo pas konfirmimit të tyre, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të informacionit dhe përpunimin e tyre efikas;
    - Koordinimi me grupin teknik për planifikimin dhe realizimin e montimit të produkteve të hedhura në grafik, duke siguruar që procesi të jetë i koordinuar me klientin;
    - Ndjekja dhe konfirmimi i pagesave gjatë procesit të montimit për të siguruar që të gjitha transaksionet të jenë të drejta dhe të realizohen me sukses;
    - Plotësimi i raportit të punës në fund të çdo dite, duke përfshirë detyrat e kryera dhe ato të lëna pezull për të ruajtur transparencën dhe përgjegjësinë në punë;
    - Monitorimi i konfirmimit të marrjes së garancisë nga klienti dhe ngarkimi i fotos së garancisë me firmën e klientit në sistem;
    - Koordinim me teknikun që mbas cdo montimi klienti të firmosë dhe të ruajë me fotografi dokumentacionin e nevojshëm për të raportuar tek shitja;
    - Bashkëpunimi me personat përgjegjës të departamentit për të zgjidhur çdo paqartësi ose problem që mund të lindë gjatë procesit të shitjes;

    Kualifikimet:

    • Diplome Bachelor Administrim Biznes, Ekonomik etj…

    • Të zotëroj programet bazë të kompjuterit;

    • Aftësi të mira të gjuhës Angleze.

    • Aftësi të mira analitike, koordinuese dhe organizative.

    • Me iniciative dhe i/e aftë të punojë në menyrë të pavarur;

    • Fleksibël në orare;

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Pikat kryesore

Përfitime

Pagë konkurueseBonuseBonuse performancëBonuse vjetoreShpërblimeSigurime shëndetësore

Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara

Certifikime profesionaleDiplomë universitareNjohuri të avancuara të ExcelNjohuri të Microsoft OfficeAftësi të mira komunikimiPuna në ekipMenaxhim koheOrganizimPërkushtim ndaj detajeveShërbim ndaj klientitAftësi negociueseZgjidhje e problemeveAftësi prezantimiAftësi analitikeAftësi organizativePërvoja në shitje

Përmbledhje

Vendndodhja
Tirana
Punësimi
Full Time
Pozicioni
konsulent shitjesh
Lloji i punës
On-Site
Eksperienca
Mesatar (2-5 vite)
Arsimi
Diplomë Bachelor
Paga
500 - 700 €/muaj
Afati i aplikimit
30 Nëntor 2025

Statistikat

Shikime
108
Aplikantë
2
Publikuar
29 Tetor 2025

Informacioni i kompanisë

Klimateknika TB2 logo

Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.

NIPT
K49322506W

Punë të ngjashme

Punët më të reja