Recepsioniste

Kalaja Talent Consulting
Recepsioniste

Kalaja Talent Consulting
Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Recepsioniste.
Detyrat
Pritja dhe përshëndetja e klienteve në mënyrë të sjellshme dhe profesionale.
Menaxhimi i telefonatave hyrëse dhe drejtimi i tyre te personat përkatës.
Organizimi i takimeve.
Trajtimi i postës hyrëse dhe dalëse (fizike dhe elektronike).
Mbështetja në punët e përditshme administrative si arkivimi, futja e të dhënave dhe porositë e materialeve.
Ndihma në organizimin e aktiviteteve.
Kualifikimet
Diplomë e shkollës së mesme (diplomë universitare është përparësi).
Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme është e dëshirueshme.
Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe të paktën një gjuhë të huaj (preferohet anglisht).
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me njerëz.
Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë si Microsoft Office.
Shënime
Pune me turne
Orari 08.00-15.30 dhe 15.30-23.00
Pikat kryesore
Përfitime
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
Përmbledhje
Statistikat
Informacioni i kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.
- Pozicione aktive
- 12 pozicione
- NIPT
- M41616047Q



